Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një 30 vjeçar i kërkuar në Kaçanik

Një person i kërkuar, i moshës 30 vjeçare u arrestua sot në Kaçanik.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej 60 ditëve.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, në rrugën ‘’Sali Bajra’’ në Kaçanik ka ndaluar personin me inicialet U.R (M/K), 30 vjeçar. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.”, informoi policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button