Një i vdekur dhe 6 të plagosur në një aksident trafiku

Aksident i rëndë në Shqipëri

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Rreth orës 17:30, saktësisht në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” dhe një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh., 59-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Por si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të veturës dhe autobusit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Back to top button