Një i vdekur e 52 raste të reja me koronavirus

 
Një person ka vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 52 raste të reja me koronavirus nga testimi i 1 mijë e 324 të dyshuarve për koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221 mijë e 932.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 1 mijë e 464./21Media

Back to top button