Stoltenberg paralajmëron se do të vijnë ditë më të vështira për Ukrainën

 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë prognozë të zymtë: “Ditët e ardhshme ndoshta do të jenë edhe më të vështira në Ukrainë, situata do të përkeqësohet”, tha ai pas konsultimeve me ministrat e jashtëm të NATO-s.
Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të përfundojë menjëherë luftën, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të vijë në tryezën e bisedimeve.
NATO nuk dëshiron luftë me Rusinë, ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe për të siguruar që lufta të mos përhapet përtej Ukrainës, shkruan N-TV, përcjell rtv21.tv
Stoltenberg akuzon Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese dhe armëve të tjera që shkelin ligjin ndërkombëtar.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kërkon që presidenti Putin dhe presidenti i Bjellorusisë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre./21Media

Back to top button