Një i vdekur e 962 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Shqipëria sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me COVID përgjatë 24 orëve të fundit, ku kanë rezultuar të prekur 962 qytetarë.
Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2, një 84-vjeçare nga Tirana.
Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277 mijë e 992 që nga fillimi i epidemisë.
Shqipëria numëron 6 mijë e 189 raste aktive me Covid-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?