Vdiq mjeku Naser Lleshi

Ka vdekur mjeku nga Gjakova, Naser Lleshi.
Për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Lleshit, nesër (e diel), nga ora 11:00-13:00, do të mbahen homazhe në Pallatin e Kulturës “Arsim Vokshi” në Gjakovë. Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e qytetit.
Komuna e Gjakovës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët e të ndjerit.
Tutje, në shkrimin e tyre thuhet se Dr. Lleshin do ta kujtojnë gjithmonë si kontributdhënës të madh në fushën e shëndetësisë./21Media

Back to top button