Një i vdekur, nëntë raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiq një person që ishte i prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 9 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 14 qytetarë.
Siç informoi ministria, gjatë 24 orëve të fundit vdiq një burrë nga Kamenica, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 160.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës. Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, bëri të ditur MSh./21Media
May be an image of text

Back to top button