Covid-19: Një i vdekur, 83 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe nga realizimi i 1 mijë e 608 testimeve pozitiv kanë rezultuar 81 persona.
Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679. Në total numri i rasteve aktive është 1.597.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës. Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button