Një i vdekur nga Covid-19, 29 raste të reja

Si pasojë e infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë ka vdekur një person, kurse numri total i vdekjeve është 2 mijë e 973.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2 mijë e 526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse janë shëruar 36 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.
Në total numri i rasteve aktive është 1.043.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media 
Back to top button