Kabineti i Kurtit i përgjigjet Borrellit: Shteti sovran e lufton vetë krimin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell sot pas situatës së krijuar në veri kërkoi të mos ketë veprime të njëanshme e të pakoordinuara.
Pas kësaj, ka reaguar shefi i Kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi,  i cili ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran.
“Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, ka shkruar Dalipi në twitter.


Në fund Dalipi i ka thënë Borrellit se prokurori e gjykatësi i rastit në fjalë janë serbë dhe se krimi e kontrabanda s’kanë etni.
Nga aksioni i zhvilluar në katër komuna sot, janë arrestuar tetë persona. Prej tyre 6 shqiptarë, dhe një serb e një boshnjak. Kurse të lënduar mbeten gjashtë policë./21Media 

Back to top button