Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 918 raste pozitive me koronavirus kanë rezultuar brenda kësaj kohe, nga gjithsej 2 mijë e 557 testime.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 1 mijë e 401 persona të infektuar deri tani.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është ulur në 9 mijë e 926./21Media

Back to top button