Kurti për reciprocitetin: S’ka vend për tension, as mundësi për destabilizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po punon që gjithçka të shkojë siç duhet sa i përket reciprocitetit me Serbinë lidhur me dokumentet, që nis së zbatuari të hënën nga pala kosovare.
Kreu i Qeverisë u shpreh se nesër ata do të kenë një dokument më shumë, jo më pak, duke theksuar se s’ka vend për tension dhe as mundësi për destabilizim, sepse po bëhet diçka legale. 
“Unë jam kryeministër i progresit dhe shpresës. E di që në fqinjin tonë verior në skenën politike atje ka shumë politikanë e zyrtarë deri të kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës dhe frikësimit. Unë besoj se paqja, demokracia, sundimi i ligjit, Republika, kushtetueshmëria nuk kanë artelnativë. Uroj besoj dhe punojë që nesër të shkojë në mënyrë të qetë. Ne nuk do t’ia marrim dokumentet por do t’ua shtojmë një fletë-deklarim. Ka 11 vjet që Serbia vepron njësoj me çdo qytetarë të Republikës sonë”, ka thënë Kurti./21Media

 
 

Back to top button