Një i vdekur u raportua nga sulmet në Dnipro

 
Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES) raportojnë se një person është vrarë në lagjen Novokodatsky të Dnipros.
“Rreth orës 6:10… ka pasur tre sulme ajrore në qytet, duke goditur një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë apartamentesh”, tha SES.
Është goditur edhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke i vënë flakën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Përveç Dnipros, qyteti i Lutsk, i vendosur në rajonin veriperëndimor të Ukrainës është gjithashtu nën bombardime ajrore.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

Back to top button