Një i vrarë dhe 14 të plagosur pasi raketat goditën një qytet në Ukrainë

Forcat ruse goditën Pokrovsk, një qytet në rajonin e Donetskut, me dy raketa balistike Iskander-M të shtunën, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 14 të tjerë, sipas Marharyta Idrisova, nënkryetare e bashkisë së qytetit.
“Katërmbëdhjetë persona me lëndime mesatare dhe të lehta dhe janë pranuar në spital”, tha Idrisova.
“Fatkeqësisht, ka një civil të vdekur. Është një grua e lindur në vitin 1987, ajo thjesht ishte ulur në stol kur u filloi sulmi”, shtoi ajo.
Idrisova tha se 30 ndërtesa në qytet u dëmtuan, transmeton rtv21.tv.
Pokrovsk është 40 kilometra nga linjat e frontit, por ka parë një rritje në sulmet raketore dhe ajrore ndërsa forcat ruse përpiqen të dobësojnë mbrojtjen ukrainase në Donetsk./21Media

Back to top button