Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës

 

Pesë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim pas përplasjes me armë të ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit në lagjen 13, në plazhin e Durrësit.

Nga ky sulm mbeti i vrarë A.B, ndërsa u plagos E.Gj, djali i tij, i cili kishte mbiemrin e të ëmës.

Sot, policia shqiptare informoi se ka arrestuar në flagrancë tre 20 vjeçarë të përfshirë në konflikt: K.D, 20 vjeç, H.T, 23 vjeç dhe S.T, 20 vjeç, banues në Durrës

“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës”, informoi sot policia e Durresit.

Janë arrestuar për moskallëzim krimi E.C, 25 vjeç dhe A. K, 24 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa po punohet dhe për arrestimin e tre personave të tjerë

Back to top button