Një infermiere nga Ohri humb betejën me koronavirusin

 

 

 

Spitali i Përgjithshëm në Ohër njoftoi sot se kolegia dhe infermierja e tyre Diana Dimoska e ka humbur betejën me koronavirusin.

Sipas njoftimit të tyre, infermierja Diana Dimoska lindi më 29 shtator 1971 në Zagreb. Ajo filloi angazhimin e saj profesional në vitin 1993 në departamentin e ORL-së, pastaj në departamentin neuropsikiatrik, dhe vitet e fundit ishte pjesë e ekipit në departamentin e mjekësisë së brendshme.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit nga 1559 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19 me të cilën 141 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut./21Media

 

Back to top button