Një kamion në Drenas sulmohet me armë zjarri

Një person në Drenas ka njoftuar se të hënën derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, është sulmuar me armë zjarri.

Siç bënë të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, me ç ‘rast kamionit i janë dëmtuar dy gomat.

Policia ka bërë të ditur se personat janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti ka shkuar në procedurë hetimore./21Media

Back to top button