Një kasafortë nuk pati çelës në aksionin paraprak, policia sërish në Bankën Postare

Policia e Kosovës ka hyrë sot sërish në zyrtat e njërës prej selive të Bankës Postare Kursimore në Mitrovicë.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për portali rtv21.tv se ndërhyrja ka të bëjë me një kasafortë për të cilën nuk ka pasur çelës në aksionin paraprak.

“Në njërën nga 6 lokacionet që tashmë i kemi pas bastis, ka mbet një sef (kasafort) pa u kontrollu sepse nuk e kemi pas çelësin. Sot e kemi marr çelësin dhe e kemi kontrollu edhe këtë sef. Nuk ka zhvillim të ri të situatës por veç jemi marr me një vend që tashmë e kemi nën kontroll.”, tha ai.

Dhjetë ditë më parë ,Policia e Kosovës ka mbyllur gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri të cilat kanë vepruar ilegjalisht që nga përfundimi i luftës./21Media

Back to top button