Një kinez hyri ilegalisht në Kosovë, u shoqërua në polici

 

Policia ka informuar se dje është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar, mashkull kinez, nën dyshimin e bazuar se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Me vendim të prokurorit, nga i dyshuari është konfiskuar pasaporta”, ka informuar sot policia.

I dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button