Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 61 prej tyre rezultuan pozitive.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 19 raste, Komuna Vushtrri 8 raste, Komuna Prizren 7 raste, Komuna Fushë Kosovë 5 raste, Komuna Gjilan 4 raste, Komuna Pejë 4 raste, Komuna Ferizaj 3 raste, Komuna Istog 3 raste, Komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.

Gjatë këtyre orëve janë raportuar 2 vdekje nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 63 raste nga 62 mijë e 11 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 880./21Media