Kaloni te përmbajtja kryesore

Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë i bashkohet KFOR-it

Një tjetër kontigjent nga Shqipëria, i është bashkuar  misionit të KFOR, në Kosovë. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai ka thënë se me këtë po e shtojnë edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë.

“Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale.”, ka shkruar Peleshi në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button