Një mërgimtar vdiq në një aksident gjatë rrugës për në Kosovë

Një bashkatdhetar ka vdekur në një aksident gjatë rrugës për në Kosovë.

Rasti është bërë i ditur nga klubi FC Kosova Regensburg, teksa kanë treguar se i ndjeri shte veprimtar dhe bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës.

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Klubi FC Kosova Regensburg ka shprehur ngushëllime për familjen Berisha./21Media

 

Back to top button