Një muaj paraburgim për të ekstraduarin nga Belgjika

Gjykata e Pjesës ka miratuar kërkesen e Prokurorisë

Gjykata e Pejës e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim për Shaip Zukajn, i dyshuar për vrasje, tentim vrasje e armëmbajtje pa leje, vepra të kryera në Tregun e Gjelbër të Deçanit më 2011.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për KALLXO.com gjyqtari i rastit, Sylë Lokaj.“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të dyshuarit”, tha gjyqtari Lokaj.

Back to top button