Një muaj arrest shtëpiak ndaj policit që ushtroi dhunë

 

 

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj arrest shtëpiak ndaj policit me inicialet A.H.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës apo autorizimeve publike”.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e arrsetit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media

 

Back to top button