Një muaj falas udhëtimi me autobusë

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Trafiku urban do jetë falas për një muaj rresht me fillim nga data 1 dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai shtoi se masat për COVID-19 do mbeten në fuqi për të gjithë ata që udhëtojnë më autobusë.

“Kemi vendosur që muajin dhjetor i gjithë Transporti Publik në Prishtinë të jetë falas. Kjo do të na kushtojë një pjesë të buxhetit por mendojmë se ja vlen. Një anë e mirë e Covidit janë maskat që do të na mbrojnë edhe më shumë nga maskat. Ndërsa apeli kryesor është i mos përdorimit të panevojshëm të veturave”, ka shkruar Ahmeti.

Trafiku Urban falas ka qenë kërkesë e Partisë Demokratike të Kosovës e cila priste diskutim në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ahmeti ka shtuar se asambleistët e PDK-së kanë propozuar dhe ka kaluar rekomandimi për transport publik falas për 4 muajt në vijim. Përkundër propozimit të mirë, Ahemti ka thënë se vendime të tilla që afektojnë buxhetin nuk mund të merren pa ndryshur buxheti.

“Sivjet mund ta bëjmë por për vitin 2021 nuk kemi buxhet të miratuar sepse Kuvendi i Republikës ende nuk e ka vendosur. Por edhe në buxhetin që e kemi dërgu ne nuk është e paraparë. Prandaj pas dhjetorit do ta vlerësojmë situatën e re varësisht nga buxheti dhe nga situata financiare në përgjithësi. Deri atëherë dhjetorin e kemi falas. Por me rregulla të covidit për udhëtarët”, ka shkruar tutje Ahmeti./21Media