Një muaj paraburgim ndaj 8 personave që keqpërdorën detyrën zyrtare
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurve I.M, A.I, Z.G, A.X, M.SH, F.H, R.A, H.A, të cilët dyshohet se e kanë kryer veprën penale ”keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit”.
”I.M. i dyshuar për shkak të veprave penale ”keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit”, ”marrja e ryshfetit”; A.I. i dyshuar ”dhënia e ryshfetit”; Z.G dhe A.X. të dyshuar për shkak të veprave penale në ”bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë”; M.SH. i dyshuar për ”dhënia e ryshfetit”; F.H. i dyshuar për ”dhënia e ryshfetit”; R.A. i dyshuar për ”dhënia e ryshfetit” H.A. i dyshuar për shkak të veprave penale ”dhënia e ryshfetit”’, bëhet e ditur në komunikatë.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Sa i përket të pandehurit A.I. i caktohet masë e sigurisë me të cilën është urdhëruar paraqitja në Stacionin Policor, Qendra në Prishtinë dhe ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media