Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj M.D, i cili dyshohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan në maj të vitiy 2023.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurit M.D, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.D dhe të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, ka thënë Gashi.

Ai ishte arrestuar një ditë më parë për sulmet e majit të vitit 2023.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhej se ai dyshohet për veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”, dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Arrestohet një serb për sulmin ndaj KFOR-it ku ishin lënduar 93 ushtarë

Back to top button