Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës

(Lajm i përditësuar)

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit nda Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Pllava për “Vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.

Të treve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet nga Gjykata.


Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët nuk e dinë ende se iu ka vdekur nëna

Leonard Ademaj, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, ka njoftuar se nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, pasi nuk u lejua. Ai pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit G.P dhe K.K, pjesëtar i FSK-së, ka thënë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.

Leonard Ademaj, vëllau i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, ka njoftuar se nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, pasi nuk u lejua. Ai pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, ka thënë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.

Leonard Ademaj fillimisht ka rrëfyer rastin se si e kuptoj vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar. Ndërsa, foli edhe për kërkesën që kanë bërë si familje për rivarrim të Liridonës në fshatin e lindjes.

“As nuk e kam ditë që nuk bën me qen sot në seancë se tha është seanca e parë, seancat tjera tha duhet të bëjmë kërkesë për të hyrë ne brenda. Po e kemi bërë kërkesën për zhvarrosje dhe prokurorin e rastit, e kemi bërë edhe një kërkesë me shkrim që rivarrimi sa më shpejt me ndodhë është më lehtë për familjen tonë dhe për të gjithë ata që janë te na sepse shumica janë në mërgim e kanë afatin të caktuar dhe shumë shkurt, edhe ata mezi po presin një varrim sa më të shpejt me na lehtësuar edhe dhimbjen mos me merituar atë vend atje ku është por me ardh në vendin e vet, ku i ka të gjithë.. akoma nuk kemi marrë përgjigje”, tha ai.

Ai shtoi se nuk dyshojnë për shkakun pasi gjithçka ka qen në rregull në mes qifti.

Sipas tij, nuk është e vërtet se ka pas dy e tri ditë besë, pasi ata këtë ua besojnë drejtësisë.


Vëllai i Liridonës: Ajo ishte një grua e fortë, një motër e fuqishme, një heroinë për fëmijët e vet 

Leonard Ademaj, vëllai i të vrarës Liridona Ademaj, sot ka folur para Gjykatës Themelore të Prishtinës pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e saj, Naim Murselit, bashkëshort, dhe dy personave tjerë.

Vëllai i të ndjerës ka theksuar se Liridona është vrarë në mënyrë mizore dhe në formë makabre.

“Liridona është vrarë në mënyrën më mizore, në mënyrën më makabre që mund të jetë. Liridona ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe nënë e fuqishme. Doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten, sepse ajo nuk donte të na shihte neve kurrë kështu”, ka thënë vëllai i saj, pas seancës.

Ai ka thënë se beson që autoritetet e Kosovës do të vendosin drejtësi në këtë rast.


Nuk deklarohen avokatët e të dyshuarve për vrasjen e Liridonës, njëri mbrohet në heshtje

Avokatët Ahmet Gjinovci dhe Skënder Gojani e dy të dyshuarve, G.P dhe K.K, për vrasjen e Liridona Ademajt, s’janë deklaruar për media pas seancës së parë dëgjimore ku para gjykatës doli edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Gojani njoftoi vetëm që klienti i tij, G.P, është mbrojtur në heshtje


Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt pa praninë e mediave

Mediat nuk janë lejuar të ndjekin seancën fillestare ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit G.P dhe K.K, pjesëtar i FSK-së.

Larg mediave është bërë edhe hyrja e të dyshuarve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, teksa aty janë parë të hynë edhe familjarët e Liridon Ademajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë mbajtur një aksion simbolik, ku para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa siguri”. I gjithë aksioni është mbajtur para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkohë, sipas orarit të paraparë, tanimë ka nis seanca. Pas seancës gjyqëtari i procedurës paraprake pritet të vendos nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.


Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt arrijnë në Gjykatë

Kanë arritur në gjykatë ish-bashkëshorti Naim Murseli, dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pas pak pritet të nisë edhe seanca fillestare ndaj tyre.

Aty, pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


Vëllai i Liridona Ademajt arrin në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kanë nis të hynë avokatë dhe familjarë. Aty është parë teksa hynë edhe vëllai i Liridona Ademjajt, Leonardi. Seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit G.P dhe K.K  pritet të nis në orën 9:30.

Deri tash, sipas informatave, ende nuk kanë arritur të dyshuarit për këtë vrasje të planifikuar. Kurse, në orën 09:30, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.


Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 09:30, mbahet seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit G.Pl dhe K.K, pjesëtar i FSK-së.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile.

30 vjeçarja, Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor.

Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Thuhet se Murseli, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj./21Media

Back to top button