“Drejtësi për Liridonën”, protestë para ambasadës së Kosovës në Tiranë

(Lajm i përditësuar)


Shoqëria civile ka dalë në protestë të dielën përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë duke dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, vrasjen e 30 vjeçares Liridona Ademaj Murseli.

Aktivistët bëjnë thirrje përmes pankartave për drejtësi për nënën e dy fëmijëve.

Një mesazh pati edhe nga ambasadori i Kosovës, Skënder Dyrmishi i cili tha se “drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”.

30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur.

Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij.


​”Ndal femicidit, drejtësi për Liridonën”, sot mbahet një marsh-protestë në Tiranë

Një marshim- protestë do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:30, nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Vrasja tronditëse e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës, e cila u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, ka ngjallur reagime të shumta.

30 vjeçarja, Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor.

Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Thuhet se Murseli, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj./21Media 

Back to top button