Një muaj paraburgim për dy persona që sulmuan dy zyrtarë policor
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj M.R dhe I.R për shkak se dyshohet se e kanë kryer veprën penale ”Vrasja e rëndë në tentativë”, ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ”Sulm ndaj personit zyrtar”.
”Të pandehurit M.R dhe I.R dyshohen se me datë 15.03.2022 rreth orës 21:19, derisa zyrtarët policor E.B dhe L.H kishin qenë duke patrulluar këmbë të angazhuar në planin operativ për parandalim të vjedhjeve dhe veprave tjera penale, ishin sulmuar nga i dyshuari M.R i cili fillimisht kishte tentuar ti godasë me veturën e tij BMW dhe me pas nga vetura kishte shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor L.H i cili paraprakisht i ishte prezantuar si zyrtar policor dhe e kishte urdhëruar që të ndalet, mirëpo i dyshuari nuk kishte përfillë urdhrin dhe nga një distancë e shkurtë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke i rrezikuar drejtpërdrejtë jetën. Zyrtarët policor kishin arritur ta ndalojnë të dyshuarin M.R, mirëpo gjatë ballafaqimit me të, dy zyrtarët policor ishin sulmuar fizikisht nga i dyshuari I.P i cili i kishte goditur me grushte duke ju shkaktuar lëndime trupore, në këto momente kishin arritë edhe njësi tjera policore dhe kishin futë situatën nën kontroll, ku edhe u bë arrestimi i dy të dyshuarve”, bëhet e ditur në komunikatë.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media