Një muaj paraburgim për ish policin Dejan Pantiq

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore  Mirlinda Gashi.
“Po atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, ka thënë ndër tjera Gashi.

Pantiq është arrestuar të shtunën e kaluar, nën dyshimin se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës./21Media
Back to top button