Qetë në veri, rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara

Situata e përgjithshme në veri të vendit aktualisht është e qetë. Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në katër komunat veriore të Kosovës sot nuk kanë mbajtur mësim, ndërsa as studentët nuk kanë vijuar ligjëratat e tyre.
Po ashtu, shumë dyqane në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, përveç barnatoreve dhe dyqaneve me artikuj ushqimorë.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend të gjithëve pa dallim.

Back to top button