Një nxënëse raporton në polici se u sulmua fizikisht nga mësuesi

Viktima mori tretman mjekësor

Në Podujevë dy ditë më parë ka ndodhur një sulm fizik ndaj një nxënëse të shkollës fillore, emri i shkollës nuk është bërë i ditur nga policia.

Sipas raporti 24 orësh, policia thotë se viktima, moshë e mitur, nxënëse e shkollës fillore, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi i saj.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button