Vdiq një person në vendin e punës

Rasti mbetet nën hetime

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka vdekur në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:35 në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

“Raportohet se viktima (punëtor i një kompanie) mashkull K/Shqiptar, është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt”, ka konfirmuar policia duke mos dhënë detaje të tjera.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në obduksion në IML.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime./21Media

Back to top button