Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person anonim dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi

Një burrë anonim në Shtetet e Bashkuara ka dhuruar 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, sipas kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili postoi lajmin në Twitter të shtunën.
“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanez anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi kryeministri në Twitter.
“Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi shanset në dukje të pakapërcyeshme,” shtoi Sharif.


Agjencia Anadolu, një nga kanalet mediatike shtetërore të Turqisë, konfirmoi lajmin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button