Një person arrestohet për vjedhje të rëndë në Podujevë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Sot nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Rasti ka ndodhur në fshatin “Sfeqël” të Podujevës, në muajin janar 2023.
Policia e Kosovës ka njoftuar se puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të përfshirë në rast, si dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Personi i arrestuar, A.V, mashkull, 51 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që i dyshuari i dytë, është në kërkim policor./21Media

Back to top button