Enzimi që konverton ajrin në elektricitet

“Kthimi i ajrit në elektricitet”, është studimi i ri të cilin e bënë shkancëtarë në Australi.
Ata zbuluan një enzim që bënë këtë konvertim.
Ky studim u publikua në revistën prestigjioze Nature. Gjatë tij u zbulua se enzimi shfrytëzon një sasi të vogël të hidrogjenit në ajër për të gjeneruar rrymë elektrike.
Kjo arritje hap rrugë për zhvillim të mjeteve të cilat me fjalë të tjera gjenerojnë energji nga ajri.
Ekipi studiues gjatë këtij studimi prodhuan dhe studiuan enzimin që nxorën nga një baktere, e cila gjendet në dhe.
Sipas tij, shumë baktere shfrytëzojnë hidrogjenin nga atmosfera si burim energjie në ambiente të varfra me lëndë ushqyese.
Shkencëtarët kanë thënë se ka kohë që kanë qenë në dijeni se bakteret shfrytëzojnë hidrogjenin në ajër si burim energjie për tu ndihmuar atyre të rriten dhe mbijetojnë, përfshirë këtu dheun në Antarktik, krateret vullkanike, dhe thellësinë e oqeaneve, por nuk e kanë ditur se si ia kanë dalë në këtë.
Në revistën Nature, ata shkruan se enzimi që konverton ajrin në energji quhet
Mycobacterium smegmatis.
Bakterja që prodhon enzime, siç është enzimi i quajtur Huc, janë të zakonshme dhe rriten në masë të madhe, që do të thotë se mund të kemi qasje në një burim të qëndrueshëm të enzimeve, thonë shkencëtarët.
Ndërkohë ata po vazhdojnë me studime të mëtejme, për të krijuar energji sa më efikase nga ky enzim./21Media

Back to top button