Një person dërgohet në QKUK, u lëndua si pasojë e zjarrit

Një burrë u lëndua si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë të Kamenicës.

Ai u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë, njofton policia.

“Zjarri dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma. Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./21Media

Back to top button