Një person e bënë për spital, dy të arrestuar, një në arrati
Policia sonte ka informuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “posedim ilegal të armës” dhe “ lëndim i lehtë trupor” në Pejë.
Policia ka informuar se sipas dëshmitarëve, tre persona e kanë rrahur një person, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore, i cili pastaj është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
“Të dyshuarit e këtij rasti kanë ikur nga vendi i ngjarjes, pas shikimit të kamerave të lokalit nga Policia, njëri nga të dyshuarit vërehej se ka poseduar armë të zjarrit. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy nga të dyshuarit, dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur banesat e personave tё dyshuar”, ka bërë të ditur policia.
Te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armё pistoletë e tipit Stoeger cal:9×19 mm, dy karikator të njëjtës armë, 18 fishekё të kalibrit 9×19 mm dhe një armё pistoletë (shkrepsë).
“Dy (2) të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendët në arrati.”, ka bërë të ditur policia./21Media
