Një person është gjetur i vdekur afër Liqenit të Badovcit

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në rrugën Graçanicë- Gjilan, më saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit. Rasit ka ndodhur rreth orës 21:50.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë see rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth ores 21:50, në një distancë nga rruga  Graçanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulantes”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha ka treguar se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti. /21Media 

Back to top button