​Një person gjendet i vdekur afër një shtëpie që ishte përfshirë nga zjarri

Dje në Lipjan një person u gjet i vdekur në afërsi të një shtëpie të pabanuar, e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, informoi Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor./21Media

Back to top button