Një vajzë në Fushë Kosovë raporton se ishte dhunuar kur ishte 13 vjeçare

Një vajzë ka raportuar të enjten në Policinë e Kosovës se ishte dhunuar kur ishte 13 vjeçare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë bëhet e ditur se është intervistuar i dyshuari.

“Fushë Kosovë 2019. Ankuesja femër kosovare, me datë 13.07.2023 ka njoftuar se ishte dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar kur ajo ishte 13 vjeçare. Me vendim të prokurorit është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button