Një person gjendet i vdekur brenda veturës me targa të Gjermanisë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot rreth orës 03:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Zhelinë-Jugunovc, në hyrje të Zhelinës është gjetur një trupi i pajetë i një mashkulli.
Trupi i pajetë është gjetur brenda një veture “VW Polo”, me targa të Gjermanisë, që po qëndronte në anën e djathtë të korsisë.
“Është thirrur një ekip i ambulancës nga Tetova, e cila ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune të shoferit N.Xh.(42) nga Pallatica e Tetovës”, theksojnë nga MPB.
Kontrolle në vendin e ngjarjes ka kryer edhe Prokuroria, pas çka trupi i pajetë është dërguar për obduksion./TV21

Back to top button