Një person gjendet i vdekur në Kaçanik

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Kaçanik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:05.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button