Një person humb jetën në vendin e punës

Një burrë në Prishtinë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës, në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar se atë e kishin zënë disa panele druri dhe nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra, raporton rtv21.tv.

Viktima është dërguar në QMF Prishtinë ku mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./21Media

Back to top button