Një person i vdekur, 4 të zhdukur nga shpërthimi në Leverkusen

Autoritetet kanë bërë të ditur se njëri nga pesë të zhdukurit nga shpërthimi në Gjermani u gjet i vdekur. Ndërkohë që, 16 të tjerë rezultojnë të lënduar rëndë dhe 4 të tjerë ende të zhdukur.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për këtë aksident tragjik dhe vdekjen e punonjësit tonë.”, tha shefi i Chempark, Lars Friedrich, në një deklaratë me shkrim.
Sipas mediave gjermane, shpërthimi ndodhi në mëngjesin e sotëm rreth orës 09:40,  në Chempark, rreth 20 kilometra (13 milje) në veri të Kolnit, në lumin Rhine./21Media

Back to top button