Një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri

 

Policia sot informoi se një person në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë të premten mbrëma ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Siç bëri të ditur policia, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se si pasojë e disa të shtënave nga arma e zjarrit viktima mashkull kosovar  ishte i plagosur dhe ishte dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ku sipas mjekëve gjendja e tij  është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kishin takuar dhe  viktimën tjetër mashkull kosovar i cili kishte njoftuar se një predhë e fishekut e kishte goditur veturën e tij.”, bëri të ditur policia.

Nuk raportohet për ndonjë person të dyshuar apo arrestuar./21Media

Back to top button