Një person u lëndua në vendin e punës

 

Një person është dërguar dje në QKUK për shkak se derisa ishte duke punuar në një objekt ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime trupore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit. Viktima është duke marrë tretman mjekësor dhe sipas informatave dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorit.”, ka informuar sot policia.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button