Një plumb qorr i policisë ia mori jetën e një vajze

Policia e Los Angelosit ka vrarë dy persona, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare, pasi hapi zjarr brenda një dyqani veshjesh.
Një plumb qorr goditi adoleshenten teksa ishte në dhomën e zhveshjes me nënën e saj duke provuar fustanet për një festë ditëlindjeje.
Policia thotë se të shtënat kanë ardhur pas raportimeve për të shtëna nga një burrë brenda dyqanit. I dyshuari u qëllua për vdekje, por nuk u gjet asnjë armë, transmeton rtv21.tv.
Departamenti i Drejtësisë i shtetit po heton aktualisht të shtënat.
Incidenti ndodhi vonë të enjten në mëngjes në një dyqan në Burlington në North Hollywood, mes një turme blerësish për pushime.
Dëshmitarët dhe punonjësit e dyqanit i thanë mediave lokale se një burrë po vepronte në mënyrë të çrregullt brenda dyqanit dhe po thyente vitrinat.
Një ligj shtetëror i miratuar në korrik mandaton që të gjitha të shtënat me vdekje nga policia ndaj civilëve të paarmatosur të hetohen nga Departamenti i Drejtësisë i shtetit./21Media

Back to top button