Një projekt i ri po vjen nga Mariam Cani dhe Alban Skenderaj
Këngëtarët, Mariam Cani dhe Alban Skenderaj kanë një lajm të mirë për fansat e tyre.
Artistët së shpejti do të publikojnë një duet.
Kënga e re do të publikohet më 25 nëntor dhe është realizuar me videoklip.
Çifti më i dashur i showbizit i ka publikuar videot e njëjta të sekuencave të këngës së re në ”Instagram”.
Kujtojmë që, Mariam Cani dhe Alban Skenderaj janë të martuar dhe së bashku kanë dy fëmijë, Amelian dhe Duamin./21Media